Në Itali u raportuan 23 832 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit, sipas të dhënave nga Ministria e Shëndetësisë.
Përsa i përket viktimave ditore, të dhënat raportuan 401 viktima shtesë (dje ishin 386).
Shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme në 6,7% (dje ishte 7%).
Në pavijonet e zakonshëm, janë të shtruar 27 061 pacientë, me një rritje prej 203 njësish në 24 orët e fundit.