Ushtria e Ukrainës tha se forcat ruse kanë humbur rreth 25.500 ushtarë në luftën midis dy vendeve.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës në një deklaratë me shkrim ku ndau të dhënat për humbjet e palës kundërshtare në luftën midis Rusisë dhe Ukrainës nga 24 shkurti deri më sot, tha se Rusia ka humbur 400 ushtarë në 24 orët e fundit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Rreth 25.500 trupa ruse thuhet se janë vrarë, ndërsa 199 avionë, 156 helikopterë, 1.130 tanke, 2.741 automjete të blinduara, 509 sisteme artilerie, 179 sisteme raketahedhëse dhe 86 sisteme të mbrojtjes ajrore janë shkatërruar.
Forcat ruse kanë humbur gjithashtu 1.961 automjete, 12 anije dhe skafe të lehta dhe 360 mjete ajrore pa pilot.
Ndërkaq, më 25 mars, Rusia kishte njoftuar se në Ukrainë, jetën kishin humbur 1.351 ushtarë rusë./FolDrejt/