Sivjet nga 15 milion aplikues, lotarinë amerikane e kanë fituar rreth 84 mijë persona, shkruan Departamenti i Shtetit Amerikan, informon foldrejt.com.
Në rajonin Europian, Rusia mban vendin e parë për numrin më të madh të aplikantëve të përzgjedhur, plot 5 118 persona. E menjëherë pas saj vjen Shqipëria me 3 603 aplikantë të përzgjedhur, ndjekur nga Turqia 2709. Rreth 300 mijë shqiptarë kanë luajtur lotarinë amerikane. Pra me përqindje, duke pasur parasysh se Shqipëria numëron vetëm 2.8 milion banorë (çereku i Moskvës ose Stambollit), vendi shqiptar ka përfituar më shumë llotarinë nga çdo vend tjetër.
Vendet tjera të rajonit e kanë fituar më pak ëndrrën amerikane: Kosova me 260, ndjekur nga Maqedonia Veriore 249, dhe vetëm 35 nga Mali i Zi.
Ndërsa në shtetet e Afrikës kryesojnë Egjipti me 5, 568 aplikantë të përzgjedhur, pasuar nga Republika Demokratike e Kongos me 4,743 persona.
Llotaria amerikane mund të luhet çdo vit në fillim të tetorit dhe përzgjidhen 55 mijë persona. Kush nuk vërteton zotërimin e diplomës së shkollës së mesme dhe minimalisht dy vite eksperiencë apo trajnim në një post të caktuar skualifikohet./Foldrejt.com