Shefi i Zyrës Presidenciale të Ukrainës, Andriy Yermak, njoftoi se janë shpëtuar edhe 500 ukrainas nga Mariupoli dhe fabrika e çelikut Azovstal.
Yermak, në deklaratën e bërë nga llogaria e tij në Telegram, theksoi se kanë zhvilluar një operacion evakuimi në kushte të vështira për të shpëtuar njerëzit nga Mariupoli dhe Azovstal, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
“Arritëm të shpëtojmë rreth 500 civilë”, tha ai.
Ai falënderoi Kombet e Bashkuara (OKB), duke shtuar se Ukraina do të vazhdojë operacionet e evakuimit për të shpëtuar civilët dhe ushtarët./FolDrejt/