Rreth 600 kilometra katrorë të rajonit Kherson në Ukrainën jugore është nën ujë, 68 për qind e të cilave është në bregun e majtë të lumit Dnieper të kontrolluar nga Moska, thanë autoritetet ukrainase.
Guvernatori i rajonit Kherson, Oleksandr Prokudin, shkroi në Telegram se niveli mesatar i ujit sot në mëngjes është 5.61 metra, raporton Reuters.
Niveli i ujit në qytetin e përmbytur Nova Kahovka, i kontrolluar nga Moska, vazhdon të bjerë dhe tashmë ka rënë me 1.2 metra, njoftoi sot kryebashkiaku Vladimir Leontiev, përcjell Fol Drejt.