Gjithsej 585 nxënës dhe studentë në Bangladesh kanë kryer vetëvrasje në vitin 2022, sipas një raporti të publikuar të premten në kryeqytetin Dhaka.
“Vetëvrasja është emri i një paraziti të heshtur në shoqëri. Çdo ditë ajo mbërthen rininë me tentakulat e saj vdekjeprurëse”, thuhet në raportin e Fondacionit rinor “Aachol” në një sondazh të përgatitur në bazë të raportimeve të mediave, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ata vunë në dukje se vetëvrasja po rritet me një “shkallë infektive midis nxënësve në të gjitha nivelet akademike”, nga nxënësit e shkollave të mesme te studentët e kolegjit.
Ata theksuan se numri i vetëvrasjeve në vend është alarmant. Sondazhi zbuloi se Departamenti në Dhaka kishte numrin më të madh të studentëve që kryen vetëvrasje me 23.77 për qind.
Pasojnë qyteti port jugor Chattogram me 17.27 për qind.
Sipas një analize të bazuar në gjini, më shumë gra kanë kryer vetëvrasje, 60.15 për qind, sesa burra.
Shumica e vetëvrasjeve janë kryer nga nxënës të moshës 13 deri në 19 vjeç.
Disa arsye për vetëvrasje përfshijnë trauma emocionale, lidhje dashurie, konflikte familjare, depresion, probleme psikologjike, probleme financiare, ngacmime dhe përdhunime ose ngacmime seksuale.
Në disa raste, sipas hulumtimit nuk dihen arsyet e vetëvrasjes.
Për të luftuar vetëvrasjen dhe për të rritur ndërgjegjësimin e studentëve, anketa rekomandoi hapjen e departamenteve të ndihmës së parë psikologjike në institucionet arsimore./FolDrejt/