Qindra refugjatë sirianë, të cilët jetonin në Liban, po kthehen sot në Siri, në ditën e parë të riatdhesimit të organizuar nga Bejruti.
Zyrtarët libanezë thanë se riatdhesimi ishte vullnetar dhe po kryhej sipas një programi të rinovuar të koordinuar nga Agjencia e Sigurisë e vendit.
Grupet e të drejtave të njeriut janë të shqetësuara se plani mund të përmbajë elemente shtrëngimi, raporton Reuters, transmeton Fol Drejt.