Ambasadori i Gjermanisë, KM Kurti, ambasadori i Zvicrës, kryetari i komunës së Pejës dhe drejtori i Hidrodinit kanë inauguruar sot impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza, shkruan Fol Drejt.
Ky impiant është investim i përbashkët i Kosovës, Zvicrës dhe Gjermanisë dhe do të ndihmojë në përmirësimin masiv të cilësisë së ujit të rajonit, ku do të përfitojnë rreth 80,000 njerëz.
Në një postim të tij në rrjetin social Twitter, ambasadori gjerman Jörn Rohde ndër të tjera tha se vetëm Gjermania ka investuar 9 milionë euro për këtë impiant.
Postimi i plotë:
“Sot, KM Albin Kurti, ambasadori i Zvicrës, kryetari i komunës së Pejës, drejtori i Hidrodinit dhe unë inauguruam impiantin e ri të trajtimit të ujërave të zeza të financuar nga Gjermania, Zvicra dhe Kosova. Vetëm Gjermania investoi 9 milionë euro. Projekti do të ndihmojë në përmirësimin masiv të cilësisë së ujit të rajonit, ku do të përfitojnë rreth 80,000 njerëz!” /FolDrejt/
Today, 🇽🇰 PM @albinkurti, 🇨🇭‘s Ambassador, Peja‘s Mayor, Hidrodini’s CEO and I inaugurated the new waste water treatment plant funded by 🇩🇪🇨🇭🇽🇰. 🇩🇪 alone invested 9 mn EUR. The project will help improve the region’s water quality massively, with some 80.000 people benefitting! pic.twitter.com/FPGnNTjoxr
— Ambassador Jörn Rohde (@GermanAmbKOS) October 12, 2022