Rreth 900 shtëpi konsiderohen të pabanueshme pas tërmetit që goditi javën e kaluar pjesën qendrore të Greqisë.
Dy tërmete me magnitudë 6,2 dhe 5,9 që ndodhën të mërkurën dhe të enjten shkaktuan dëme të mëdha në fshtrat e Larissas, Elassonas, Tyrnavos dhe Farkadonas.
Nga 1 800 ndërtesa të inspektuara nga dhjetra inxhinierë, rreth 898 shtëpi do të prishen, përveç spitaleve, shkollave dhe kishave, sipas agjencisë greke të lajmeve.
Guvernatori rajonal i rajonit të Thesalisë, Kostas Agorastos, siguroi se në fshatrat Damassi dhe Messohori, po punohej që banesat e improvizuara për të pastrehët të furnizohen me ushqim, ujë dhe energji.