Është 20 nëntor 1979: rreth 500 burra të armatosur futen në xhaminë më të shenjtë të muslimanëve në Mekë. Ata fillimisht vrasin forcat e sigurimit dhe më pas marrin peng besimtarët. Rreth 100 mijë besimtarë ndodhen në çdo moment në Qabe, informon foldrejt.com.
Burrat e armatosur janë mbështetësit e beduinëve të Juhayman al-Otaybi dhe shumica ishin nga Arabia Saudite, por kishte edhe të tjerë nga Kuvajti, Pakistani dhe Marokoja. Disa sosh kishin shërbyer edhe në Gardën Kombëtare saudiane.
Kërkesat e grupit ishin të qarta – ti jepej fund sundimit të familjes së Saudëve, që e akuzonin për korrupcion dhe që të ndërpriteshin lidhjet me Perëndimin.
Qindra të vdekur
Pas 15 ditëve ngujim, forcat saudiane me një masë të madhe të vdekurish dhe ndihmë nga aleatët perëndimorë, u arrit të çlirohej Qabja. Nga ky akt vdiqën zyrtarisht 330 persona, kurse të dhëna të tjera flasin për mbi 1000 të vdekur.
Në janar 1980 u ekzekutuan edhe 63 agresorët e tjerë që u kapën rob nga forcat saudiane, mes tyre edhe udhëheqësi al-Otaybi.
Ky është një akt i papreçedentë në historinë islame, pasi gjakderdhja është rreptësisht e ndaluar në vendet e shtenjta: Mekë dhe Medinë./Foldrejt.com