Sot në brigjet e Timorit Lindor në oqeanin Paqësor, sipas Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), është regjistruar një tërmet i fortë i shkallës së lartë, shkruan Fol Drejt.
Tërmeti me magnitudë 6.1 ballë të shkallës Rihter, ka rrezik që të shkaktoj një cunami, thonë autoritetet.
Megjithatë deri më tani nuk është dhënë asnjë alarm zyrtar për cunami.
Sipas të dhënave zyrtare, tërmeti ndodhi në një thellësi prej 51.4 kilometrash nga maja lindore e ishullit të Timorit, i cili i përket gjysmës së rrugës Timorit Lindor dhe Indonezisë.
Timori Lindor ndodhet në të ashtuquajturën Unaza e Zjarrit të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe regjistrohet një aktivitet intensiv sizmik. Në shkurt, një tërmet me magnitudë 6.2 ballë në veri të Sumatrës në Indonezinë fqinje vrau të paktën tetë njerëz.
Në vitin 2004, një tërmet me magnitudë 9.1 goditi brigjet e Sumatrës dhe shkaktoi një cunami që vrau të paktën 220,000 njerëz në të gjithë rajonin, duke përfshirë 170,000 në Indonezi./FolDrejt/