Të gjitha aranzhimet me turistët e huaj, të cilët do të vinin në Ohër dhe Strugë, në fillim të këtij sezoni turistik u anuluan. Hotelierët thonë se situata me koronavirusin, procesi i dobët i vaksinimit dhe numri në rritje i pacientëve po bën të veten. Gjithashtu situata është shqetësuese edhe me mysafirët nga Holanda, që dikur ishin më të shumtë. Numri i tyre deri në vitin 2019 ishte më shumë se 40,000 në sezon, dhe tani është mezi një mijë, por as ata nuk janë të sigurt.