Kryeministri Edi Rama ka takuar sot në Vlorë gazetarin e News24 dhe BalkanWeb, Enrik Mehmeti, i cili pak ditë më parë rrezikoi jetën e tij, duke raportuar “Live” grabitjen e një argjendarie në qytetin bregdetar, ku autori ishte i armatosur dhe i drejtoi armën gazetarit e qytetarëve të tjerë, që ndodheshin në zonë, por që u neutralizua nga policia.
Në një video-mesazh në “Facebook”, Rama falënderon gazetarin Mehmet, që sipas tij, u bë shpëtimtar në mënyrën më vlonjatçe dhe i doli përpara keqbërësve, duke shpëtuar jo vetëm njerëzit, por duke mundësuar edhe ndalimin e tyre.