Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i ka vënë gjobë shoferit që voziti dyfishin e shpejtësisë së lejuar, në rrugën ku kufizimi i shpejtësisë është 40km/h, ai po lëvizte me veturë 84km/h.
“Sot, me datë 11 korrik 2022, gjatë realizmit të detyrave dhe kontrollit të trafikut në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë përkatësisht në Vushtrri, një njësi e Stacionit Policor Vushtrri përmes radarit me laser ka identifikuar një automjet i cili në segmentin e rrugës ku kufizimi i shpejtësisë është 40 km/h, ishte duke lëvizur me shpejtësi prej 84 km/h”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit, ndaj shoferit është shqiptuar gjobë prej 300 euro dhe masa mbrojtëse – ndalim i drejtimit të automjetit në territorin e R.Kosovës për gjashtë muaj, pasi që drejtuesi i veturës është shtetas i Serbisë./21Media