Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se ka suspenduar përkohësisht nga puna zyrtarin korrektues H.V, për shkak të shkeljes së Kodit të Etikës për zyrtarë korrektues.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, SHKK’ja ka bërë me dije se i njëjti ka postuar në rrjetin social Facebook video live, në të cilën shihet së bashku me disa persona të tjerë duke mos respektuar masat e distancës dhe në kundërshtim me orarin e lëvizjes (pas orës 17:00).
“Me këtë veprim, i njëjti ka treguar mungesë disipline duke rrezikuar institucionet korrektuese me përhapjen e pandemisë brenda tyre. Shërbimi Korrektues i Kosovës përmes mekanizmave të brendshëm është duke vazhduar realizimin e detyrave, të cilat dalin nga plani operativ “Corova Virus”, dhe nuk do të lejoi në asnjë mënyrë rrezikim e institucioneve korrektuese me veprime të tilla”, thuhet në njoftim.