Kufjet tashmë janë bërë pjesë e rutinës njerëzore.
Pavarësisht funksionalitetit dhe argëtimit që ofrojnë, ato janë në gjendje edhe të cenojnë shëndetin tuaj të përgjithshëm.
Të paktën, kështu po pohojnë hulumtimet e realizuara së fundmi. Sipas tyre, personat që përdorin kufje në baza ditore kanë 40% më shumë baktere sesa ata që nuk e bëjnë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.
Otorinolaringologët vlerësojnë se çdo tingull jo-natyral që futet në vesh nga mjedisi i jashtëm mund të dëmtojë seriozisht jo vetëm aftësinë e të të dëgjuarit, por edhe të shkaktojë kokë-dhimbje të rënda.
Ky aksesor i smartfonëve njihet për numrin e madh të mikrobeve që posedon, për shkak të mungesës së higjienës ndaj tyre.
Ekspertët gjithashtu paralajmërojnë se dëgjimi i muzikës me zë të lartë përmes tyre shkakton dëme të pariparueshme.