Kryetari i Komunën së Prishtinës, Përparim Rama është deklaruar pas takimit që është mbajtur për të diskutuar në lidhje me problemin e qenve endacak në Prishtinë.
Ai ka thënë se për zgjidhjen e këtij problemi duhet bashkëpunim ndërshtetëror.
“Ideja ka qenë që kjo të jetë një tryezë e parë e cila ka me qenë në vazhdimësi, pra e rregullt derisa ta vënë në kontroll problemin me të cilin hasemi me qentë endacak. Pikat të cilat i shqyrtuam është se komunat duhet të punojnë së bashku, pra problemi nuk mund të zgjidhet vetëm në nivelin lokal në Komunë e Prishtinës, por duhet të jetë një bashkëveprim rajonal. Një bashkëveprim gjithë shtetërorë për zgjidhjen e problemeve të qeneve endacakë.” u shpreh Rama në një konferencë për media pas takimit.
Gjithashtu bëri të ditur se do të krijohet një “Focus Group” dhe të ketë një lidhshmëri të nivelit lokal me atë qendrorë, me organizatat joqeveritare dhe me ndërkombëtarët.
“Janë edhe pika tjera të organizimit dhe të ushqimit për qentë nëpër zona të ndryshme se nëse ushqehen janë më pak të rrezikshëm. Nga ministria e bujqësisë ka informata se problemet kyqe vin nga zonat rurale, ku qentë shumohen dhe vetëm lëshohen pa qene të kontrolluar. Kemi marr masa të menjëhershme ne vetëm se tash e kemi nënshkruar kontratën ku me pastrim sterilizim nëse ndodhet ndonjë tufë e qenve e kemi organizatën ku do të merren menjëherë”, u shpreh Rama. /Telegrafi/