Problemet me zemrën janë kthyer tanimë në një çështje shqetësuese, duke qenë se rastet e raportuara janë gjithnjë në rritje.
Prandaj kujdesi i duhur për të mbajtur shëndetin e zemrës nën kontroll është shumë i rëndësishëm.
Rutina, stili i jetesës dhe ushqyerja e duhur janë thelbësore për të përcaktuar fatin e shumë sëmundjeve që mund të prekin trupin tuaj.
Në këtë artikull gjeni disa hapa të thjeshtë për të mbajtur nën kontroll dhe të shëndetshëm organizmin.
Më poshtë gjeni të shpjeguara hap pas hapi 7 prej zakoneve që ju ndihmojnë të jetoni më mirë.
Ruani peshën e duhur
Një ndër hapat e parë për një trup të shëndetëshëm është edhe mbajtja e peshës së duhur.
Pesha zakonisht është individuale për çdo njeri dhe përllogaritet në bazë të gjatësisë së personit.
Ndaj sipas këshillimeve të mjekut tuaj është mirë që t’a mbani trupi gjithnjë nën kontroll.
Hani shëndetshëm
Sigurisht që mbajtja e trupit në formë vjen si pasojë e përkujdesjes ndaj ushqimit.
Ngrënia e shëndetëshme duke hequr dorë nga ushqimet e konservuara, yndyrnat apo sheqernat mund të jetë zgjedhja më e mirë që mund të bëni për trupit tuaj.
Mos pini cigare
Sigurisht nikotina është një armik dhe mjekët janë të parët që nuk e rekomandojnë.
Konsumimi i tepërt i saj për kohë të gjata dëmton shumë organe të trupit duke filluar që nga mushkëritë e deri tek zemra.
Prandaj sigurohuni që të hiqni dorë sa më parë nga ky zakon aspak i shëndetëshëm.
Qëndroni gjithnjë aktiv
Aktiviteti fizik shkon krahë për krahë me mbajtjen e peshës ideale të trupit dhe të ushqyerit shëndetëshëm.
Nëse jeni aktiv rregullisht promovoni shëndetin e mirë të trupit dhe mendjes tuaj.
Presioni i gjakut
Mjekët rekomandojnë të jini gjithnjë vigjilentë dhe të kujdeseni për presionin e lartë të gjakut.
Për të parandaluar sëmundje si ishemia, ataku në zemër apo hipertensioni kujdesuni të mos stresoheni dhe të mos ushtroni presion mbi trupin tuaj.
Kolesteroli
Mbani kolesterolin nën kontroll duke u ushtruar dhe ushqyer shëndetëshëm.
Gjithashtu mjekët sugjerojnë të bëni kontrolle dhe analiza periodike për të qenë gjithnjë në dijeni të asaj çfarë po ndodh në trupin tuaj.
Sheqeri në gjak
Sheqeri i lartë në gjak është burimi i shumë sëmundjeve, prandaj sado që t’i kini qejf të ëmblat mundohuni t’i shmangni.
Nëse mbani nën kontroll të gjitha këto vlera trupi juaj do të ketë mundësi që të mbrohet nga rreziku prekjes prej sëmundjeve kardiovaksulare.
Sipas të dhënave ndjekja e të gjithë këtyre hapave mund ta ulë rrezikun e problemeve të zemrës me 80%.
Për një zemër të shëndetëshme dhe jetë më të sigurt mundohuni të ndiqni me përpikmëri një regjim sa më strikt./AW/