Negociatat për një inspektim në centralin bërthamor janë ende duke u zhvilluar ndërsa zyrtari i lartë bërthamor i Ukrainës tha për The Guardian se inspektorët e IAEA mund të mbërrijnë deri në fund të muajit.
IAEA tha se Ukraina e kishte informuar atë se centrali kishte humbur përkohësisht lidhjen, “duke nënvizuar më tej nevojën urgjente për një mision ekspertësh të IAEA për të inspektuar objektin.”
“Nuk mund të humbasim më kohë. Unë jam i vendosur të udhëheq personalisht një mision të IAEA në ditët e ardhshme në termocentral, “tha drejtori i përgjithshëm i organizatës, Rafael Grossi.
“IAEA dhe organizatat e tjera ndërkombëtare duhet të veprojnë më shpejt se sa po veprojnë tani. Sepse çdo minutë që trupat ruse qëndrojnë në termocentralin bërthamor është një rrezik i një fatkeqësie të rrezatimit global,” tha Zelensky./abcnews.al