Përpara se avioni Nepalese Jeti Airlines të rrëzohej muajin e kaluar, duke vrarë të gjithë pasagjerët dhe anëtarët e ekuipazhit, piloti raportoi se motorët e avionit kishin humbur fuqinë, sipas raportit paraprak të hetimit për fatkeqësinë.
Sipas Reuters, avioni u rrëzua pak para uljes në qytetin turistik të Pokhara më 15 janar, një nga përplasjet më të mëdha të avionit në 30 vitet e fundit në Nepal.
Në fluturimin e Jeti Airlines ishin 72 persona, përfshirë katër anëtarë të ekuipazhit. Mes pasagjerëve ishin 10 të huaj dhe dy fëmijë të vegjël./FolDrejt/