Kryetari i Bashkisë së kryeqytetit të Ukrainës, Kiev, Vitali Klitschko njoftoi se në orët e para të mëngjesit në qytet dhe përreth tij janë rrëzuar 10 mjete ajrore pa pilot (dronë).
Në një postim nga llogaria e tij në Telegram, Klitschko tha se “Forcat e mbrojtjes ajrore rrëzuan gjithsej 10 mjete ajrore pa pilot Shahed në zonën e Kievit dhe mbi kryeqytet”, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një deklaratë, Klitschko tha se ka patur shpërthime në lagjen Shevchenkivskyi të kryeqytetit dhe se në Kiev janë dëgjuar shpërthime rreth orës 06.30 sipas kohës lokale./FolDrejt/