Për shkak të motit të keq, një ngjarje e rëndë ka ndodhur sonte në Maqedoni, ku një aeroplan i vogël i tipit “Cesna PN210N” është rrëzuar në malet e Jakupicës. Ky avion ishte shpallur i zhdukur nga radarët pasditen e sotme, shkruan foldrejt.com. Si pasojë një familje katëranëtarëshe është shuar. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortësh me dy fëmijë.
Aeroplani ka qenë me regjistrim gjerman dhe po udhëtonte nga Ohri drejt Sofjes. Mbetjet e tij janë gjetur në malet e Jakupicës.