Në mesin e viktimave është Christian Toni, president i një prej klubeve më të famshme të futbollit të Venezuelës, Estudiantes de Merida
Të paktën 6 persona e kanë humbur jetën në një aksident ajror në provincën Miranda të Venezuelës, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Avioni i tipit “Learjet 55” u rrëzua në Charallave, me 6 persona në bord, përfshirë 2 pilotë.
Policia lokale tha se të gjashtë personat në bord kanë humbur jetën në aksident.
Në mesin e viktimave është Christian Toni, president i një prej klubeve më të famshme të futbollit të Venezuelës, Estudiantes de Merida.
Federata e Futbollit të Venezuelës e konfirmoi lajmin dhe i dërgoi mesazh ngushëllimi familjes së viktimës Toni dhe gjithë komunitetit sportiv në vend./FolDrejt/