Një avion me 133 pasagjerë është rrëzuar në Kinë.
Sipas mediave lokale, Boeing 737 i përkiste kompanisë China Eastern Airlines dhe u rrëzua në Teng County, Wuzhou, Guangxi, transmeton Fol Drejt.
Sipas televizionit shtetëror të Kinës nuk ka ende raportime për numrin e viktimave.
Rrëzimi i avionit Boeing 737, në një rajon malor, shkaktoi edhe një zjarr te madh, raportojnë mediat shtetërore./FolDrejt/