Një tragjedi tjetër botërore ka ndodhur në Iran, ku një aeroplan i nisur nga Teherani për në Ukrainë, Boeing 737 është rrëzuar, ku të gjithë udhëtarët në bord kanë mbetur të vdekur, shkruan foldrejt.com.
Kreu i Agjencisë së Ndihmës Humanitare të Iranit, Pir Husein Kulivend, për televizionin shtetëror iranian tha se askush nga 179 pasagjerët në bord nuk ka shpëtuar nga avioni me numër të fluturimit PS-752.
Irani përgënjeshtron pretendimet se “avioni i pasagjerëve është rrëzuar me raketë”, si pasojë e goditjeve ndaj bazave amerikane në Irak.
Ai tregoi se janë mbledhur kufomat e personave nga vendi i incidentit dhe do të dërgohen në institucionin e mjekësisë ligjore.