Një person ka përfunduar pa shenja jete në Gjilan.
Rasti u raportua gjatë ditës së djeshme në Ranillukë të këtij qytetti, rreth orës 10:30 ku raportohet se viktima ishte rrëzuar aksidentalisht dhe kishte vdekur, përcjell Fol Drejt.
“Viktima mashkull kosovar dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar në shtëpinë e shëndetit ku mjeku kujdestar ka konstatuar se viktima nuk ka shenja jete. Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia në raportin 24 orësh./FolDrejt/