Një helikopter është rrëzuar sot në zonën e lavës në Hawai dhe të gjashtë personat në bord janë evakuuar në mënyrë të sigurt nga vendi ndërsa dy prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Cyrus Johnasen, nga zyra e informacionit publik për Qarkun Hawai tha se në helikopterin turistik ishin piloti dhe 5 pasagjerë. Ai tha se piloti ishte bllokuar, por më vonë u nxorr dhe ështe në gjendje të rëndë, por të qëndrueshme. Një vajze 18-vjeçare raportohet në gjendje të rëndë dhe të përkeqësuar. Gjendja e 4 personave të tjerë raportohet e mirë. Nuk bëhet i ditur identiteti i tyre, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Raporti fillestar erdhi rreth orës 17:00 sipas kohës lokale se një helikopter është rrëzuar pranë majës jugore të ishullit të madh, tha Johnasen. Vendi ishte i paarritshëm me automjet, kështu që Departamenti i Zjarrfikësve të Hawait dërgoi dy helikopterë për të transportuar viktimat në ambulancat që prisnin në rrugët më të afërta.
Johnasen tha se është e paqartë nëse të gjashtë të aksidentuarit ishin transportuar në spitale ose nëse reaguesit e urgjencës po vazhdonin vetë trajtimin në ambulanca.
Deri më tani nuk ka asnjë informacion se çfarë e shkaktoi aksidentin./FolDrejt/