Dy pilotë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri civil në kryeqytetin e Kinës, Pekin, njoftoi autoriteti i aviacionit civil të vendit.
Autoriteti theksoi se një helikopter Bell 505 pati një “aksident gjatë fluturimit dhe (ai) u zhyt në një lumë” në Pekin të mërkurën pasdite, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas të përditshmes “Global Times”, një hetim është duke u zhvilluar.
Helikopteri i përkiste aviacionit të përgjithshëm të “Beijing Reignwood Star”. Ai po shkonte drejt pjesën jugore të kryeqytetit nga rrethi Changping në veri./FolDrejt/