Një punëtor ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra nga rrëzimi në vendin e tij të punës në Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë në raportin 24 orësh, ngjarja ka ndodhur të enjten, rreth orës 13:29, në Prishtinë.
“Viktima mashkull kosovar, derisa kishte qenë në vendin e punës ishte rrezuar dhe si pasojë kishte pësuar lëndime të rënda trupore, i cili është dërguar në QKUK dhe nga mjeku është konstatuar vdekja e tij. Në vendin e ngjarjes, përveç njësive relevante policore, kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i Shtetit, i cili e ka cilësuar rastin”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Po ashtu bëhet e ditur se me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.