Mediat franceze raportuan se trupat e viktimave u gjetën në gjendje krejtësisht të djegur.
Pesë persona kanë humbur jetën pasditen e sotme nga rrëzimi i avionit të lehtë turistik “Jadel D140” në juglindje të Francës, njoftoi policia, transmeton Fol Drejt.
Siç thanë burime policore për televizionin francez BFM, aksidenti ka ndodhur në departamentin e Isère, dhe avioni me pesë ulëse ishte në pronësi të një aeroklub./FolDrejt/