Një avion udhëtarësh është rrëzuar në liqenin Victoria në Tanzani për shkak të kushteve të këqija të motit.
Drejtori i policisë në rajonin Kagera të Tanzanisë, William Mwampaghale në një deklaratë për media tha se janë shpëtuar 26 udhëtarë në avionin i cili ka rënë në liqenin Victoria për shkak të kushteve të këqija të motit, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Ai tha se të plagosurit janë dërguar në spitalin Kagera për trajtim dhe se vazhdojnë punimet e shpëtimit.
Mwampaghale theksoi se në avion kishte 39 pasagjerë dhe 4 anëtarë të ekuipazhit i cili fluturonte nga qyteti Dar es Salaam për në aeroportin Bukoba./FolDrejt/