Një avion luftarak MiG-31 u rrëzua sot në rajonin Primorje të lindjes së largët të Rusisë gjatë një fluturimi stërvitor, njoftoi Ministria ruse e Emergjencave.
“MiG-31 u rrëzua menjëherë pas nisjes. Ai ra në një zonë pyjore pranë fshatit Alekseevka. Ekuipazhi katapultoi, gjendja e tyre po hetohet”, deklaroi zyra lokale e ministrisë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Sipas të dhënave paraprake, nuk ka viktima apo nuk janë shkaktuar dëme të tjera, shtoi shërbimi i emergjencës.
Informacioni për incidentin u konfirmua edhe nga shërbimi për media i Qarkut Ushtarak Lindor./FolDrejt/