Një person mbeti i vdekur dhe tre të tjerë u plagosën kur një aeroplan me një motor u rrëzua në kontenë Riverside, në shtetin amerikan të Kalifornisë, thanë autoritetet lokale.
Askush nuk u lëndua në tokë kur avioni u përplas në anën e një ndërtese industriale pranë aeroportit French Valley, raporton LA Times.
Sipas llogarisë në Twitter të zjarrfikësve të rrethit, një person ka mbetur i plagosur rëndë, një tjetër ka marrë lëndime mesatare dhe një i tretë është plagosur lehtë, ndërsa personi i katërt nga avioni ka vdekur në vend./FolDrejt/