Të paktën 10 persona, përfshirë gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit, kanë humbur jetën kur një avion u rrëzua në Malajzi, raporton Anadolu, transmeton Fol Drejt.
Avioni u rrëzua në zonën Elmina në kryeqytetin Shah Alam të shtetit Selangor, tha policia për agjencinë shtetërore të lajmeve Bernama.
Në mesin e të vdekurve janë tetë persona që ishin në bordin e avionit, si dhe drejtuesi i një makine dhe një motoçiklist që u goditën nga avioni që po rrëzohej.
Sipas Zyrës së Aviacionit Civil të Malajzisë, avioni Beechcraft 390 fluturoi nga Aeroporti Ndërkombëtar Langkawi dhe ishte planifikuar të ulej në aeroportin Sultan Abdul Aziz Shah në një fluturim të brendshëm.
Videot dhe imazhet e vendit të aksidentit u shpërndanë në mediat sociale.