Erërat e forta si pasojë e ndryshimit të motit kanë rrëzuar një lis në oborrin e spitalit në Ferizaj.
Si pasojë e rënies së këtij lisi janë dëmtuar disa vetura.
Kujtojmë se të hënën një person ka humbur jetën në komunën e Prishtinës pas goditjes nga një dru, kurse një grua mori lëndime të rënda trupore.