Rrjeti i Grave të Kosovës ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Themelore në Ferizaj për ta dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën, i akuzuar për vrasjen e Marigona Osmanit, transmeton Fol Drejt.
“Megjithatë RrGK mendon se dënimi prej 15 vjet burgim kundër Arbër Sejdiut është i ulët për veprën dhe pasojat që janë shkaktuar dhe të njëjtit është dashur që t’i shqiptohet dënimi kapital prej 25 vjetësh sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.
RrGK do të analizojë vendimin për lirim nga aktakuza për dhunim dhe do të monitorojë rastin në instanca të tjera që vendimi i Gjykates Themelore ndaj Dardan Krivaqës të mos ndryshojë.”, thuhet në njoftimin e kësaj organizate./FolDrejt/