Rasti ka ndodhur në Prizren. Sipas raportit, shkaku i një mosmarrëveshjeje dy të dyshuar (babë e birë), janë përleshur ndërmjet vete, ndërsa njëri prej tyre, e ka sulmuar edhe gruan e vetë, transmeton Fol Drejt.
Rasti është raportuar dje.
Për më shumë, lexojini detajet nga raporti:
“Prizren 08.12.2021-14:35. Raportohet se pas një mosmarrëveshje janë përleshur fizikisht dy të dyshuarit meshkuj kosovar babë e birë. Gjithashtu njëri nga të dyshuarit ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Dy të dyshuarit dhe viktima kanë pësuar lëndime të lehta trupore për çka kanë marrë trajtim mjekësore.”
Policia njofton se me urdhër te prokurorit njeri nga të dyshuarit dërgohet në mbajtje./FolDrejt/