Në St. Gallen ka ndodhur një përleshje masive natën e së dielës. Sipas policisë zvicerane një grup prej tetë personash ishin kacafytur me një grup prej tre personash, prej të cilëve katër nga grupi i parë mbetën të plagosur.
Të plagosurit janë katër zviceranë të moshave 28 deri 35 vjeç. Ndërsa të arrestuarit nga grupi i tre personave janë 21 dhe 28 vjeçari nga Kosova. Personi i tretë arriti t’i largohet policisë, shkruan foldrejt.com.
Hetimet po vijojnë për zbardhjen dhe arsyen e konfliktit./Foldrejt.com