Një fëmijë është rrahur në një kopsht në Fushë Kosovë.
Për këtë qytetari Fatos Geci e ka bërë një postim në Facebook, ku shihen disa mësuese duke e rrahur fëmijën.
Sipas Gecit, pamjet e kamerave janë në kopshtin publik “Gëzimi ynë” në Fushë-Kosovë, të cilat sipas tij e kanë rrahur nipin e tij.
Geci ka thënë se fëmija ka pësuar trauma të rënda psikike derisa ka kërkuar nga organet e rendit të merren me rastin.
“Dua të ndaj me ju diçka të tmerrshme që sapo ka ndodhur në Fush Kosovë, në çerdhen shtetërore të fëmijëve “Gezimi ynë”, është rrahur brutalisht nipi im Lisi, vetëm 3 vjeç”, ka shkruar Geci./FolDrejt/