Aksionet aziatike shënuan rritje mëngjesin e kësaj të enjteje.
Kështu, indeksi i aksioneve të Nikkeit, N225, u rrit me 0.60 për qind, duke shkuar në 23,924.92 pikë.
Indeksi i aksioneve Topix u rrit me 0.57 për qind.
Indeksi i aksioneve të Hong Kongut, Hang Seng, HSI, u rrit me 0.15 për qind, duke shkuar në 27,864.21 pikë.
Indeksi i aksioneve të Shangait u rrit me 0.85 për qind, në 3,007.35 pikë.
Indeksi i aksioneve të Koresë së Jugut, Kospi, KS11, u rrit me 0.36 për qind, në 2,197.93 pikë.