Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës tha se ushtria ruse ka humbur 100 ushtarë të tjerë në 24 orët e fundit dhe se numri i ushtarëve rusë të vrarë në luftë deri më sot ka arritur në 31.250, shkruan AA transmeton Fol Drejt.
Shtabi i Përgjithshëm i Ukrainës njoftoi për humbjet e ushtrisë ruse mes periudhës 24 shkurt-6 qershor, ndërsa thuhet se ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur edhe 100 ushtarë të saj.
“Ushtria ruse në 24 orët e fundit ka humbur 100 ushtarë, 3 mjete ajrore pa pilot, 1 avion, 1 helikopter, 5 tanke, 4 topa dhe 8 mjete të blinduara, 1 sistem i mbrojtjes ajrore dhe 3 raketa lundruese. Ndërkohë që nga fillimi i luftës ushtria ruse ka humbur 31.250 ushtarë si dhe janë rrëzuar 211 avionë dhe 176 helikopterë ndërsa janë shkatërruar 1.386 tanke, 3.400 mjete të blinduara, 690 topa, 207 sisteme raketahedhëse dhe 96 sisteme të mbrojtjes ajrore që u përkasin rusëve”, thuhet në deklaratë.
Forcat ruse kanë humbur 2.395 automjete, 13 anije dhe skafe të lehta shpejtësie dhe 551 mjete ajrore pa pilot (dronë). Vihet në dukje se nga njësitë e mbrojtjes ajrore të Ukrainës janë goditur dhe shkatërruar edhe 125 raketa lundruese të lëshuara nga rusët.
Trupat ruse të cilat vazhdojnë sulmet në drejtim të zonës Slovyansk kanë pësuar shumë humbje në këtë rajon, se ushtria ruse vazhdon të hapë zjarr nga larg në drejtim të zonave Slobozhanskyi dhe Donetsk ndërkohë që në drejtim të rajonit Kharkiv ka kaluar në mbrojtje dhe se vazhdon sulmet e saj në drejtim të Lyman dhe qytezës Sviatohirsk.
Në një deklaratë nga Policia Kombëtare e Ukrainës thuhet se ushtria ruse në ditën e fundit ka përdorur sistemin multiraketahedhëse dhe ka sulmuar 11 herë 7 zona në rajonin Donetsk ku si pasojë ka një numër të pacaktuar të vdekurve dhe të plagosurve dhe se i pasojë e sulmit janë shembur 26 ndërtesa dhe 10 shtëpi.
Ministria ruse e Mbrojtjes në një deklaratë më 25 mars njoftoi se në Ukrainë kanë humbur jetën 1.351 ushtarë rusë. /Fol Drejt/.