Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se për herë të parë në shtatë javë infeksionet e reja me koronavirus janë rritur globalisht. Zyrtarët shprehën shqetësimin se rastet mund të rriten ndjeshëm sërish.
Sipas OBSH-së rritja e rasteve ka ndodhur në katër rajone: në dy kontinentet Amerikane, në Mesdheun Lindor, Evropë dhe Azinë Juglindore.
Paralajmërimet vijnë pas një rënie të mprehtë të rasteve me koronavirus dhe vdekjeve në shumë pjesë të botës, zhvillim që së bashku me prodhimin e vaksinave, kishin rritur shpresat se përhapja e koronavirusit do të vazhdonte me një prirje drej rënies.
Vendi po përballet ndërkaq me një mungesë kritike vaksinash, gjë që ka shtyrë një numër në rritje ekspertësh të shëndetit publik të sugjerojnë përdorimin e vetëm një doze nga vaksinat e parashikuara të përdoren me dy të tilla.
Doktor Anthony Fauci paralajmëroi se kalimi tek strategjia me një dozë mund t’i linte njerëzit më pak të mbrojtur dhe të bëhej shkak për përhapjen e varianteve të ndryshme të virusit.