Në Paris të Francës janë rritur tensionet gjatë protestave kundër planit të qeverisë për reformat e pensioneve, raporton AA, transmeton Fol Drejt.
Që nga janari, në kryeqytetin francez dhe qytete të tjera kanë filluar demonstratat mbarëkombëtare, me mijëra që kundërshtuan planin që shkaktoi zemërim publik kur u njoftua vitin e kaluar.
Derisa protestat përfunduan në disa qytete, Parisi mbetet vendi kryesor i demonstratave. Gjatë ditës, protestuesit u mblodhën dhe filluan të marshojnë në rrugët e kryeqytetit.
Tensionet në një moment u rritën në Paris, pasi orenditë e rrugës u thyen dhe policia përdori gaz lotsjellës ndaj grupeve të dhunshme.
Oficerët e policisë u përgatitën për ndërhyrje në rast se protestat kthehen të dhunshme.
Transmetuesi BFMTV raportoi se autoritetet arrestuan 11 persona gjatë protestave./FolDrejt/