Incidentet antisemitike në Republikën Çeke kanë vazhduar të rriten vitin e kaluar, në kohën e pandemisë së koronavirusit, ka thënë Federata e Komuniteteve Hebreje, duke përmendur urrejtjen kundër hebrenjve, të shprehur nëpër platformat online.
Në raportin vjetor të kësaj Federate, është thënë se janë regjistruar 874 incidente antisemitike më 2020, 180 më shumë sesa vitin e kaluar.
Megjithatë, në raport është thënë se Republika Çeke vazhdon të jetë vend i sigurt për hebrenjtë dhe se antisemitizmi është ende në nivele të ulëta, në krahasim me shtetet tjera evropiane.
Sipas raportit, një sulm fizik është regjistruar më 2020, një tjetër sulm është raportuar në një pronë hebreje dhe në gjashtë incidente tjera ka pasur kërcënime antisemitike, ngacmime dhe ofendime, raporton Euro News, percjell Foldrejt.com