Pas tremujorit të katërt të vitit 2018, blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore është rritur për 10,9 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.
Siç kumtoi Enti Shtetëror i Statistikës, te blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhuesit individualë është vërejtur rritje për 14,1 për qind, derisa shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi personal shënon rritje për 4,6 për qind.
Rritje të blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore është vërejtur te drithërat, bimët industriale dhe foragjere, frutat, rrushi, pijet alkoolike, bagëtia dhe qumështi, ndërsa ulje te bimët kopshtare, shpezët dhe vezët, produktet e qumështit dhe peshku.
Shpërndarja mujore e vlerës së blerjes dhe shitjes të prodhimeve bujqësore tregon rritje në tetor dhe dhjetor, derisa në nëntor është vërejtur ulje e vlerës së blerjes dhe shitjes së prodhimeve bujqësore.