Çmimi mesatar i naftës ruse Ural në periudhën mujore midis 15 prillit dhe 14 majit arriti në 55,97 dollarë për fuçi ose 408,60 dollarë për ton, njoftoi sot Ministria e Financave e Rusisë.
Muajin e kaluar, çmimi i naftës Ural ishte 51,15 dollarë për fuçi, raporton RIA
“Sipas llogaritjeve të Ministrisë së Financave të Rusisë, taksa e eksportit të naftës në Federatën Ruse nga 1 qershori 2023 do të rritet me 1,80 dollarë dhe do të arrijë në 16,20 dollarë për ton”, thuhet në deklaratën e ministrisë./FolDrejt/