Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, njoftoi se aleatët e NATO-s kanë shtuar mbështetjen e tyre ushtarake dhe humanitare për Ukrainën, shkruan AA.
Stoltenberg, në deklaratën e tij në rrjetet sociale, ka bërë të ditur se ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Duke theksuar se ai i ka përcjellë vlerësimin e tij Zelenskyy-t për guximin e ushtrisë dhe popullit ukrainas, Stoltenberg tha se “Aleatët e NATO-s po rrisin mbështetjen e tyre me raketa të mbrojtjes ajrore, armë anti-tank, si dhe ndihma humanitare dhe financiare”, transmeton Fol Drejt.
BE-ja, shumë anëtarë të së cilës janë gjithashtu në NATO, njoftoi dje se do t’i japë Ukrainës 500 milionë euro ndihmë ushtarake për armë dhe pajisje.
Gjithashtu u njoftua se disa vende të BE-së do të dërgojnë disa modele avionësh luftarakë në këtë vend me kërkesë të Ukrainës./FolDrejt/