Vëllimi tregtar ndërmjet Iranit dhe Rusisë është rritur me 81 për qind në vitin 2021 krahasuar me një vit më parë.
Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Iranit IRNA, zëvendëskryeministri rus, Aleksandr Novak i cili vizitoi Teheranin, mori pjesë në Konferencën e Përbashkët Tregtare Iran-Rusi, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Duke vlerësuar marrëdhëniet tregtare Teheran-Moskë në fjalimin e tij, Novak tha: “Sipas të dhënave të vitit të kaluar, vëllimi i tregtisë midis vendeve tona u rrit me 81 për qind dhe i kaloi 4 miliardë dollarë”.
Novak tha se ka pasur një rritje prej 10 për qind në vëllimin e tregtisë në tre muajt e parë të këtij viti.
Presidenti i Dhomës së Tregtisë së Teheranit, Masoud Khansari tha se roli i dollarit në tregtinë mes dy vendeve është ulur.
“Me uljen e rolit të dollarit në tregtinë dypalëshe, vëllimi tregtar i dy vendeve do të rritet në 10 miliardë dollarë në fazën e parë. Ne do ta zgjerojmë këtë bashkëpunim në 25 miliardë dollarë në fazat e ardhshme”, tha Khansari./FolDrejt/