Njëra ndër diasporat më të rëndësishme të shqiptarëve është ajo në Zvicër. Për këtë shpesh edhe politikanët zviceranë, veçanërisht ata të partisë SP, kërkojnë votat e zviceranëve me origjinë shqiptare.
Së fundi janë publikuar shifrat për gjuhët që më së shumti fliten në Zvicër, nga Zyra Federale për Statistikë. Sipas kësaj të fundit, 62.8 për qind e popullsisë rezidente në Zvicër flasin gjermanisht ose “schëeizerdeutsch” (dialektin zviceran të gjermanishtes), 22.9 për qind frengjisht, 8.2 për qind italisht dhe 0.5 për qind gjuhën retromane, katër gjuhët e vendasve.
Kur flitet për gjuhët e ‘importuara’, gjuha angleze ka shënuar rritje me 5.8 përqind në 2018. Portugalishtja, gjuha e dytë më e pranishme e huaj, dëgjohet gjithashtu pak më shpesh: 3.6 për qind e popullsisë e kanë folur atë në vitin 2018 në krahasim me 3 për qind në 2010. Më pas vjen gjuha më e bukur e botës, gjuha shqipe, e cila është e katërta më e pranishme në Zvicër, duke u folur nga 3.1 përqind e popullatës zvicerane. Për krahasim nga 2010, gjuha shqipe është rritur për 0.4 përqind. Më konkretisht, shqipen në Zvicër e flasin plot 259.891 persona.
Në anën tjetër në Gjermani mendohet se shqiptarët përbëjnë 500 mijë banorë./Foldrejt.com