Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) ka njoftuar se 172 persona janë infektuar me virusin e lisë së majmunit, ndërsa katër persona kanë vdekur nga virusi.
Në Nigeri numri i rasteve të virusit të lisë së majmunit është rritur në 172, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në njoftimin nga Qendra e Nigerisë për Kontrollin e Sëmundjeve (NCDC) thuhet se që nga qershori virusi ka vazhduar të përhapet në 26 shtete, si dhe në kryeqytetin Abuja.
Gjithashtu konfirmohet se 172 persona janë infektuar me virusin e lisë së majmunit gjatë kësaj periudhe, ndërsa katër persona kanë vdekur nga virusi.
Në njoftim theksohet se më shumë se 50 për qind e rasteve janë regjistruar tek meshkujt.
Nga ana tjetër, profesori i virologjisë, Sunday Omilabu, i kërkoi qeverisë të bëjë përpjekje për të siguruar vaksina në luftën kundër lisë së majmunit.
Duke theksuar se studimet kanë treguar se vaksina kundër lisë së majmunit është efektive kundër virusit, Omilabu tha se, “Qeveria duhet të negociojë për një vaksinë kundër lisë, siç kanë bërë vendet e tjera evropiane për të parandaluar më shumë raste të virusit”.
Virusi i lisë së majmunit
Lija e majmunit, një nga sëmundjet e rralla të shkaktuara nga një virus endemik, ndahet në dy si specie, ajo e Kongos dhe ajo e Afrikës Perëndimore.
Virusi, i cili zakonisht transmetohet nga kafsha tek njeriu dhe rrallë nga njeriu në njeri, mund të shkaktojë temperaturë të lartë dhe fshikëza të kruajtjes në trup./FolDrejt/